
Ish-Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi mbrëmë se do të jetë i pranishëm ditën e sotme në hapjen e gjyqit civil në New York, në të cilin akuzohet se ka fryrë vlerën e pasurive të paluajtshme dhe financiare të kompanisë së tij prej vitesh.
“Nesër në mëngjes do të shkoj në gjykatë për të luftuar për emrin dhe reputacionin tim”, shkroi ish-presidenti amerikan dhe favorit republikan për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës në SHBA në një mesazh të publikuar në platformën “Truth”.
Në mesazhin e tij, ai e përshkruan prokurorin e përgjithshëm të New Yorkut si “i korruptuar” dhe gjyqtarin përgjegjës të çështjes si “të çmendur”.



