Maçi: Qeveria i ka privatizuar universitetet, dijen e ka kthyer në mall

Maçi: Qeveria i ka privatizuar universitetet, dijen e ka kthyer në mall

Besi Maçi, student i Fakultetit të Drejtësisë dhe aktivist i Lëvizjes për Universitetin, ishte njëri nga studentët që protestuan në Ditën e Rinisë. Në studion e lajmeve në MCN TV, ai tha se studentët do të vijojnë të protestojnë kundër qeverisë, e cila e ka kthyer universitetin në pronë private.

Dita e Rinisë na gjen sot pa rini. Ne duhet të reagojmë, të organizohemi duke kundërshtuar qeverisë, sepse e kanë privatizuar universitetin dhe nuk duan t’ia dinë për ne. Universiteti duhet të financohet nga buxheti i shtetit. Faji është i qeverisë dhe drejtuesve të universiteteve, që e kanë komercializuar universitetin, duke e kthyer dijen në mall. Qëllimi i një universiteti nuk është ky.

Maçi tha se studentët përballen me pamundësinë për të përballuar kostot financiare të shkollimit dhe jetesën në Tiranë.

Tarifat janë të papërballueshme. Më duhet të punoj që t’i paguaj. Studenti në Shqipëri është edhe punëtor. Një punëtor i keqpaguar, që punon me orare të zgjatura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy