Ministrit të Jashtëm britanik i ndalohet përdorimi i biçikletës

Ministrit të Jashtëm britanik i ndalohet përdorimi i biçikletës

Ministrit të Jashtëm britanik, Boris Johnson i ndalohet përdorimi i biçikletës.

Sipas medias britanike, Scotland Yard i ka kërkuar në mënyrë detyruese shefit të diplomacisë britanike që të mos përdorë më biçikletën, ashtu siç bënte kur ishte kryetar i bashkisë së Londrës, për të mos qenë kështu një shënjestër e lehtë për ndonjë sulm terrorist.

Boris Johnson ishte shndërruar në një ikonë të shumë përdoruesve londinezë të biçikletës dhe nuk ishte aspak e vështirë të dalloje flokët e tij të verdhë poshtë kaskës ndërkohë që i jepte dyrrotakut gjatë kohës kur shkonte në zyrë përgjatë Tamizit.

Por, aktualisht i duhet të ecë më këmbë, ashtu siç i është kërkuar nga shërbimi i eskortës dhe kjo për arsye sigurie.

Aq më tepër që tani, Johnson banon në një rezidencë luksoze pranë Buckingham Palace.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy