Festat dhe turizmi malor/ Topuzi: Shqipëria ofron më shumë turizëm romantik sesa sportiv. Korça kryeson si kryeqyteti i fundvitit (VIDEO)

Festat dhe turizmi malor/ Topuzi: Shqipëria ofron më shumë turizëm romantik sesa sportiv. Korça kryeson si kryeqyteti i fundvitit (VIDEO)

Jemi më 31 dhjetor dhe një nga pyetjet që ngjall më shumë interes është se ku kanë zgjedhur shqiptarët të festojnë natën e ndërrimit të viteve.

Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Ruzhdi Topuzi, në një intervistë për “MCN Live”, pohon se vihet re një interes i shtuar i pushuesve për të kaluar fundvitin në zonat e turizmit malor ky kryeson Korça.  

Shqipëria ofron më shumë një dimër romantik sesa një turizëm sportiv dimëror, çka lidhet edhe me traditën shqiptare të festimit të Vitit të Ri. 

Ndryshe nga shumë vende të botës që i kushtojnë më shumë rëndësi Krishtlindjeve, në Shqipëri festa kryesore mbetet ndërrimi i viteve.

Brenda vendit, Korça vijon të jetë destinacioni kryesor, duke u cilësuar si kryeqyteti i fundvitit. 

Së fundmi, edhe Shkodra po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet, duke u kthyer në një qendër të rëndësishme festive.

Po ashtu, Dardha dhe Voskopja tërheqin vizitorë për magjinë dhe qetësinë që ofrojnë, të ndërthurura me traditën dhe festimin në shoqëri. Tirana mbetet një tjetër zgjedhje e preferuar, falë eventeve të shumta, restoranteve luksoze, hoteleve, pub-eve dhe klubeve që organizojnë aktivitete festive.

Ndërkohë, Vlora dhe Durrësi ofrojnë alternativa më të qeta për festimin e fundvitit.

Në përgjithësi, duket se shqiptarët zgjedhin mes daljeve festive dhe qëndrimit në shtëpi, duke festuar në rrethin e familjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy