Nesimi: Në Myftininë e Tetovës nuk ka elementë radikalë (VIDEO)

Nesimi: Në Myftininë e Tetovës nuk ka elementë radikalë (VIDEO)

Pas ngjarjes së Vjenës dy ditë më parë, myftiu i Tetovës dhe pedagogu Qani Nesimi thotë se në Maqedoninë e Veriut nuk ka celula të krijuara nga i ashtuquajturi Shtet Islamik. Në një lidhje Skype me studion e lajmeve në TvT, Nesimi u shpreh se në Myftininë e Tetovës nuk ka elementë radikalë.

Ndoshta njerëz që nga distanca i kanë të indoktrinuar dhe mundohen t’i tërheqin nga largësia. Nuk kemi as celula, as njerëz që kanë një botëkuptim të tillë. Në myftininë e Tetovës nuk ka pasur dhe nuk ka elementë radikalë. Shpresojmë që nuk do të lejojmë edhe në të ardhmen që të ketë elementë të tillë të këtij lloj radikalizmi”, tha ai.

Nesimi tha se në Maqedoninë e Veriut nuk ka pasur asnjëherë debate lidhur me xhamitë dhe mundësinë e radikalizimit të tyre.

Debatet për xhaminë në përgjithësi janë për të pasur xhami që do të jetë në shërbim të shoqërisë në përgjithës pa dallim feje dhe gjuhe. Këso lloj debatesh kemi vazhdimisht, por debate mbi atë që xhamitë mund të na dalin nga kontrolli nuk ka dhe nuk do të ketë në të ardhmen”, tha ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy