
Adriana Kalaja në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar vizitën që avokati i studios amerikane i ka bërë sot kryebashkiakut Veliaj u shpreh se nga aspekti formal procedural, jurisprudenca shqiptare nuk lejon dot që një avokat i huaj të marrë pjesë në një proces, aq më shumë penal.
Ajo tha se duke qenë në tagrin e një vëzhguesi apo të një konsulenti që mund të jetë zyra e tij, më shumë bëhet buja e presionit publik apo mediatik se sa ka efektet ligjore.
Në raport me avokatin që ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që po na pompohet kaq shumë sepse Veliaj ka marrë këtë avokat, unë dua të ngre dy probleme kryesore pastaj.
Së pari nga aspekti formal procedural, jurisprudenca shqiptare nuk lejon dot që një avokat i huaj të marrë pjesë në një proces, aq më shumë penal, nëse nuk njihet licenca në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Në këtë kuadër, unë mendoj se kjo më tepër bëhet për të ushtruar një lloj trysnie ndaj gjykimit të nesërm, se sa efektin juridik që ka ardhja e një avokati të këtij potenciali.
Vetë avokati e prezantoi veten në rolin e vëzhguesit. Avokati amerikan nuk mund të marrë pjesë si avokat i Erion Veliaj, sepse nuk e lejon statusi i përfaqësimit ligjor në një çështje, sidomos në një çështje penale. Po vëzhgues, çfarë pune do bëjë këtu? Është vëzhgues sikur është përzgjedhje për këto.
Unë mendoj se duke qenë në tagrin e një vëzhguesi apo të një konsulenti që mund të jetë zyra e tij, mendoj se më shumë bëhet kjo buja e presionit publik apo mediatik se sa ka efektet ligjore të përfaqësimit në një proces, aq më shumë penal.
Ajo që më bën përshtypje është fakti se, sipas publikimit që ka bërë deputeti Petrit Vasili dhe deputetja Erisa Xhixho, prej më shumë se tre javësh apo një muaji kërkojnë takim me Zotin Meta, takim i cili nuk mundësohet.
Nga ana tjetër, na bën shumë përshtypje se si organizohet takimi midis Erion Veliajt dhe avokatit, i cili sapo ka ardhur sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



