
45-vjeçari Olsi Ibro, i cili ishte në kërkim për skandalin e mashtrimit me mikrokreditë, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim.

Ngjarja ka ndodhur sot, vetëm një ditë pas sekuestrimit të “Micro Credit Albania” dhe “Final”. MCA ishte një institucion financiar jo bankë i licencuar në vitin 2016 që administrohej nga bashkëshortja e Olsi Ibros, Elda Ibro. Vetë Olsi Ibro ka qenë drejtues i studios ligjore ADCA.
“Më datë 20.07.2024, në rrugën "Ramazan Shijaku", dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,- njofton policia.



