Dialogu Kosovë-Serbi/ Haliti: Shpresa është te shkopi dhe karrota! Marsi do jetë muaj i vështirë për Vuçiçin dhe Kurtin

Dialogu Kosovë-Serbi/ Haliti: Shpresa është te shkopi dhe karrota! Marsi do jetë muaj i vështirë për Vuçiçin dhe Kurtin

Nënkryetari i Komisionit të Jashtëm në Kosovë, Xhavit Haliti, tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se SHBA dhe BE kanë kërkuar që Asociacioni të bëhet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe si e tillë nuk ka përse të mos fillojë procesi i përgatitjes së statutit.

Haliti thotë se Asociacioni nuk ka asnjë lidhje me të Republikën Srprska sikundër pretendonte kryeministri Kurti kur ishte në opozitë. Sipas Halitit shpresa është te “shkopi dhe karrota”, duke shtuar se marsi do të jetë një muaj i vështirë për Kurtin dhe Vuçiçin, pasi pritet arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Problemi i Asociacionit është shtjelluar aq mirë nga përfaqësuesit e SHBA dhe BE sa që çdo diskutim dhe shtyrje e dëmton interesin e Kosovës. Kemi nënshkruar si shtet një marrëveshje ndërkombëtare me Serbinë, kemi marrë të dyja palët obligime, të cilat asnjëra palë nuk po i zbaton dhe kemi mbetur duke akuzuar njëra-tjetër. Çështja e Asociacionit, meqenëse është trajtuar në Gjykatën Kushtetuese, të njëjtën gjë po e thonë përfaqësuesit e SHBA dhe BE, që Asociacioni duhet të krijohet në përputhje me Kushtetutën. Unë mendoj që s’ka asnjë arsye që të mos fillojë procesi i përgatitjes së statutit lidhur me këtë Asociacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në marrëveshjen e Brukselit, ka disa çështje për të cilat kemi marrë të dyja palët obligime. Kjo e fundit që ka ngulur këmbë Serbia, që të miratohet në formën siç nuk e ka miratuar Gjykata Kushtetuese, për ne është e papranueshme. Por meqenëse bashkësia ndërkombëtare, SHBA, Britania dhe BE-ja, po insistojnë që Asociacioni të bëhet në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe institucioneve të Kosovës, nuk e kuptoj përse nuk duhet krijuar. Kryeministri ka qenë për një kohë të gjatë në opozitë dhe i është kundërvënë duke e quajtur Asociacionit si Republika Sprska. Besoj që s’kanë asnjë të përbashkët. Mendoj që nëse Kurti i qëndron asaj që kam thënë dhe nuk e bëj kanë arsye për të na sharë ne. Por Kosova duhet të ecë përpara. Çështja tjetër e rëndësishme është mos pengimi i Kosovës për t’u integruar në institucionet ndërkombëtare”.

Lidhur me vizitën në Beograd të Këshilltarit të lartë të DASH Derek Chollet, Haliti thotë se:

S’kam pritshmëri, sepse kam dëgjuar edhe Daçiçin që thotë se Serbia nuk lëviz dot nga marrëveshja dhe s’pranojmë që t’i hiqet asnjë shkronjë marrëveshjes për Asociacionit. Ata po bëjnë lojën politike për interesa elektorale. E domosdoshme për dy vendet është që të merremi vesh dhe t’i hapim rrugë popujve tonë për të qenë pjesë e BE”.

Haliti thotë se në mars mund të realizohet marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, dhe ky pritet të jetë muaj i vështirë për Vuçiçin edhe për Kurtin.

Shpresa është tek shkopi dhe karrota mendoj. Besoj që marsi do jetë muaj i vështirë edhe për Vuçiçin edhe për Kurtin. Nga ajo që dëgjova në konferencën për shtyp dhe informatat që kam, mesa kam kuptuar marsi do jetë muaji që do bëhet marrëveshja. Që të zbatohen marrëveshjen e deritashme dhe të shihet se çfarë do nxjerrin në tavolinë Serbia dhe Kosova për problemet që kemi mes veti. Problemet mund të rishikohen por nuk mendoj se do t’i rifuten për së dyti bisedimeve që kanë zgjatur 13 vjet. Po besoj që loja politike që ka qenë dikur në përfundim të luftës, përpjekjet për të arritur te një autonomi, kanë përfunduar. Kjo lojë duhet të ndërpritet nëse është në tavolinë prapë”,

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy