
Orët e para të ditës do të jetën me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat verilindore.
Ndërsa në orët në vijim pritet që vranësirat gradualisht të shfaqen në të gjithë vendin tonë, ku në zona të izoluara të Shqipërisë vranësirat do të mund të sjellin reshje të pakta dhe të papërfillshme.
Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa në pjesën më të madhe do të jetë me mot të qëndrueshëm në Vendet Nordike dhe Lindje të kontinentit. Po ashtu me kthjellime dhe kalime vranësirash do të jenë pjesa me e madhe e Europës Qendrore dhe Jugore.
Ndërsa Brigjet e detit të Zi dhe Europa Perëndinore do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Gjit
hashtu Anglia vijojnë të jetë në mbizotërimin e reshjeve.



