Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se edhe sikur 100 mijë vetë të dalin në shesh nuk do të hiqen taksat e naftës, pasi sipas tij një vendimarrje e tillë është e pamundur.
Asnjë taksë nafte nuk do të preket, jo 100 veta të dalin siç ishin mbrëmë, por 100 mijë të vijnë atje. Sepse nuk është e mundur, nuk është çështja se s’dua unë. Kush është ai kryeministër që s’do që ata që e mallkojnë të kenë më pak fuxhut për të mallkuar?! Ai që i bën këto s’është udhëheqës i popullit të vet, është udhëheqës që e merr më qaf popullin. Udhëheqës të tillë i kemi ende gjallë sot akoma midis nesh, që i hodhën me kokë në gropat e Sudes edhe Vehbive".
Kreu i qeverisë sqaroi edhe faturën e publikuar dje "Facebook", për të cilën pati një “stuhi” komentesh nga përdoruesit e rrjeteve sociale.
Dje më çoi njëri nga Firence një faturë dhe unë e publikova. Dhe filluan disa burime mediatike gjobvënëse ndaj biznesve, se mua s’ka shans të më vërë njeri gjobë, filluan me disa fatura të tjera. Më shkruante ai i shkreti prapë sot në mëngjes. Ça janë këta,- më thoshte, në atë faturë unë kam edhe energjinë edhe gazin. Se ka edhe fatura që janë të bashkuara. Më çonte fatura të tjera, që ishin të ndara, elektricitet, gaz, që tregonin që rritja është marramendëse. Në faturat e të gjithë italianëve, grekëve, shqiptarëve në Kosovë, e kanë në faturë, edhe këta vijnë edhe thonë: Shihni ça po bëjnë të tjerët! Ne kemi marrë një masë që askush s’e ka marrë".



