
Një burrë në Vietnam është dënuar me 5 vite burg për shkelje të rregullave të Covid-19 dhe përhapje të virusit.
Një gjykatë e shpalli Le Van Tri fajtor për "transmetimin e sëmundjeve infektive të rrezikshme" te tetë persona, njëri prej të cilëve vdiq.
Prej kohësh Vietnami kishte qenë i suksesshëm në mbajtjen nën kontroll të Covid-19, por kohët e fundit varianti Delta ka shënuar rritje të rasteve.
Vendi është përballur me më shumë se 530,000 raste dhe me më shumë se 13,300 vdekje, shumë prej të cilave kanë ndodhur muajt e fundit.



