
Italia e ja nisur vitin e ri 2021 me 22.211 raste të reja me COVID, ndërsa këtë 1 janar humbën jetën edhe 462 persona.
Një detaj pozitiv është se në raport me një ditë më parë numri I rasteve dhe atyre të vdekjeve është në rënie. Kjo pasi të enjten ishin 23.477 raste të reja dhe 555 viktima.
Numri total i infektimeve ka shkuar 2,129,376, ndërkohë që numri i viktimave është 74,621 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.



