Ish-kryeministri francez dënohet me burg, pagoi të shoqen 1 milion euro pa punuar asnjë ditë

Ish-kryeministri francez dënohet me burg, pagoi të shoqen 1 milion euro pa punuar asnjë ditë

Një gjykatë në Francë ka shpallur fajtor ish-kryeministrin François Fillon pasi e ka paguar të shoqen mbi 1 milion euro për një punë fiktive.

Fillon u dënua me pesë vjet burg - tre prej të cilave mund të konvertohen në shërbim në komunitet. Ai gjithashtu do të duhet të paguajë një gjobë 375 000 € dhe do të ndalohet të garojë në zgjedhje për 10 vjet.

Gruaja e tij, Penelope, u dënua me kusht tre vjet, një gjobë prej 375 000 € dhe i ndalohet të kandidojë në poste publike për dy vjet.

Avokatët e tyre thanë se do të apelojnë dënimin.

Gruaja e ish-kryeministrit ka përfituar një pagë sa nëntëfishi i pagës minimale në Francë, pa bërë asnjë gjë. Hetimi nisi pas një investigimi të një të përjavshmeje satirike franceze, “Canard Enchainé”, botuar në janar 2017.

Rasti në fjalë e shkatërroi përpjekjen e Fillonit për të garuar në zgjedhjet e vitit 2017, në një kohë kur ai shihej si favorit. Kjo i hapi rrugën zgjedhjes së Emmanuel Macron.

Fillon, 66-vjeçar, ka këmbëngulur që gruaja e tij i fitoi paratë me ndershmëri, duke thënë "nuk ka dyshimin më të vogël" për natyrën e bashkëpunimit të gruas së saj.

Fillon u akuzua në mars 2017 për "përvetësim të fondeve publike", "fshehje dhe bashkëpunim në shpërdorim të pronës së korporatave" dhe "shkelje në raportimin e detyrimeve ndaj HATVP (autoriteti i lartë i Francës për transparencën e nëpunësve civilë.)"

Fillon ka qenë kryeministër në qeverinë e qendrës së djathtë të Nicolas Sarkozy në vitet 2007 dhe 2012.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy