Belsh, e moshuara kap hajdutët duke i vjedhur shtëpinë, e dhunojnë dhe e lënë pa ndjenja

Belsh, e moshuara kap hajdutët duke i vjedhur shtëpinë, e dhunojnë dhe e lënë pa ndjenja

Një grua e moshuar është bërë pre e dhunës së grabitësve në shtëpinë e saj në Belsh të Elbasanit. Naferit Tafani, 70 vjeçe, kishte shkuar për vizitë te fqinja e saj dhe për hajdutët ky ka qenë moment ideal për t’i hyrë në shtëpi.

Por gruaja është kthyer shpejt pasi ka dëgjuar qenin të lehte dhe është dhunuar nga hajdutët. Ajo është gjetur nga fqinjët me kokë të çarë dhe pa ndjenja. Ata kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Sipas 70-vjeçares, grabitësit i kanë marrë një shumë prej 200 mijë lekësh që ajo kishte pasur në sirtarin e katit të parë të banesës. Naferit jetonte së bashku me bashkëshortin por ai nuk ka qenë në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy