I bie mbi trup pllaka metalike, punëtori shqiptar humb jetën tragjikisht në Greqi

I bie mbi trup pllaka metalike, punëtori shqiptar humb jetën tragjikisht në Greqi

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën teksa po punonte për të transportuar një pllakë të madhe metalike e cila aksidentalisht ka rënë mbi të, duke e plagosur rëndë.

Shqiptari humbi jetën në spitalin e Kretës, pasi nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve dhe traumës së shkaktuar nga objekti i rëndë.

Në incident u plagosën dhe dy punëtorë të tjerë, por fatmirësisht nuk pësuan lëndime serioze.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Kretë dhe sipas medias shqiptari që humbi jetën ishte i moshës 40 vjeçare. Identiteti i të riut nuk është bërë publik nga media.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy