Përplasja Francë-Itali për emigrantët/ Macon: Populistët si lebra. Di Maio: Hipokrit!

Përplasja Francë-Itali për emigrantët/ Macon: Populistët si lebra. Di Maio: Hipokrit!

Takimi i të dielës me 10 vende të BE-së për çështjen e emigrantëve duket se do të jetë jo i lehtë. Italia ka bërë të ditur se nuk do të firmosë çdo marrëveshje që i vihet përpara, por do të shkojë në Bruksel me një propozim konkret të vetin.

“E rëndësishme është që Merkel mori në telefon kryeministrin Conte. Deri para pak kohësh vetëm na çonin emaile”, ironizoi ministri i Brendshëm, Matteo Salvini.

Ndësa presidenti francez, Emmanuel Macron, është treguar i ashpër në deklaratë e tij për populistët. “I sheh të përhapen si lebra, nga pak dhe kudo në Europë, në vende ku mendonim se nuk do të shfaqeshin kurrë. Fqinjët tanë thonë gjërat më të këqija dhe ne mësohemi me këtë. Bëjnë provokimet më të rënda dhe askush nuk skandalizohet më”, ka thënë ai. Sipas “Le Figaro”, referenca është e qartë: ka të bëjë me refuzimin e Italisë për t’u hapur dyert emigrantëve.

Por nuk ka munguar kundërpërgjigjja e Italisë, e cila udhëhiqet nga një koalicion qeveritar i ndërtuar nga dy partitë më të mëdha populiste.

“Fjalët e tij janë ofensive dhe të pavend. Hipokrizia e vëretë është e atij që kthen mbrapsht emigrantët në Ventimiglia dhe do të na bëjë ne moral mbi të drejtën për të kërkuar ndarje të barabartë të emigrantëve. Solidariteti ose duhet të jetë tërësisht europian, ose nuk duhet të ketë fare të tillë”, ka thënë Luigi Di Maio, zëvendëskryeministër në qeverinë italiane dhe kryetar i Lëvizjes 5 Yjet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy