RMV, të mërkurën rivotohet në disa qendra zgjedhore

RMV, të mërkurën rivotohet në disa qendra zgjedhore

Më 22 maj, sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor në RMV do të ketë zgjedhje të përsëritura parlamentare në shtatë njësi zgjedhore. Një vendim i tillë është marrë për shkak të parregullsive të ndodhura në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vend më 8 maj.

Sipas politikës në vend, spekulohet se këto zgjedhje të përsëritura mund të rezultojnë me ndryshim në dy mandate, në dëm të partisë shqiptare, BDI-së, drejtuar nga Ali Ahmeti.

Me shumicë votash anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve votuan që që të përsëritet votimi në një qendër të Komunës së Zhelinës pranë Tetovës. Bëhet fjalë për zonën e gjashtë zgjedhore, ku Fronti Evropian fitoi nëntë deputetë, ndërsa koalicioni “Vlen” shtatë.

Rivotime do të ketë në Krushevë, Dollnen, Strugë dhe Ohër, si pjesë e zonës së gjashtë zgjedhore.

Edhe këtu koalicioni Fronti Evropian rrezikon të humbasë një deputet dhe atë ta fitojë ose Lidhja Social Demokrate ose VMRO-DPMNE-ja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy