Xhemollari: Më shumë tatuazhe bëjnë vajzat se djemtë (VIDEO)

Xhemollari: Më shumë tatuazhe bëjnë vajzat se djemtë (VIDEO)

Skenografi Leardo Xhemollari i cili aktualisht bën tatuazhe, thotë se këtë profesion e nisi ndërsa filloi universitetin.

Duke folur për “MCN Informacion”, ai e cilësoi punën e tij një përgjegjësi shumë të madhe për artin trupor, pasi puna e tij gdhendet në trupin e një personi.

Ai rrëfeu se punën e ka filluar në vitin 2012, ndërsa ka përfunduar liceun artistik në Korçë, pati një shkëputje dhe më tej zgjodhi të studionte për skenografi, ndërsa pagesën e tatuazheve e nisi si një mënyrë jetese.

Xhemollari thotë se aktualisht më shumë tatuazhe bëjnë vajzat se sa djem.

Në fillimet e mia bëja një tatuazh një javë, apo dy javë. Emocioni i parë kur pret një makinetë me dorë është i madh dhe perfeksioni duhet të jetë maksimal.

Moshën e re nuk e preferojnë, nuk e duan artistin të jetë i vogël. Tatuazhin e parë ia kam bërë vetes.

Kam një tatuazh te pjesa e gjurit, janë dy peshq, nuk është se ka ndonjë kuptim, por ishte momenti.

Aktualisht nuk kam një studio, punoj te një studio e mikut tim, pjesa e orarit është pak shumë, pasi punojmë dhjetë orë në ditë. Tani ia vlen të punosh në këtë punë.

Personat vijnë me një imazh që nuk është i përfunduar por me shpjegime e përfundoj diçka të tillë. preferoj që një klient të vij tre ditë para, për tatuazhet me imazhe.

E mira është që pjesën e skicës të ma lënë mua. Duhet që tatuazhi të jetë i veçantë ta kesh ti dhe vetëm ti.

Vajzat bëjnë tatuazhe shumë të vogla, iniciale, imitime, është më e thjeshtë. Janë më shumë kliente femra se sa meshkuj.

Vajzat bëjnë tatuazhe shumë të vogla dhe vijnë shumë shpesh, ndërsa meshkujt mbushin gjithë krahun dhe e mbledhin mendjen për tre vjet.

Gjilpërat janë njëpërdorimshme, bërja e tavolinës gati bëhet në momentin që klienti është në dhoma. Boja e pahapur, çdo gjë është e re.

Një milimetër është shpimi. Ne punojmë me bojëra amerikane dhe një tatuazh i bërë nuk ka nevojë për shtatë vite për rifreskim.

Për rikalimet e bojës, ndahet në disa njerëz. Shumica e njerëzve nuk e pranon bojën 100%, nuk e pranon trupin.

Javën e parë të shërimit bie e gjitha, çka ngelet pas e ke për gjithë jetën. Vajzat bëjnë kryesisht iniciale, ndërsa djemtë dhe portrete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy