
Atletja shqiptare, Luiza Gega, është shpallur kampione e Europës. Gega fitoi garën e 3 000 metrave me pengesa në Europianin e Atletikës “Mynih 2022”.
“E kam dashur këtë fitore që ditën e parë. Kam punuar shumë për të arritur këtu”, tha ajo për mediat italiane.
Jam e vetmja që përfaqësoj Shqipërinë këtu dhe do të kthehem në shtëpi me medaljen e artë.
Gega arriti e para në finish, duke marrë trofeun e radhës.
Në vitin 2016, atletja shqiptare arriti të fitonte medaljen e argjendit në Europianin që u zhvillua në Amsterdam.
Në qershorin që kaloi, ajo u pozicionua e pesta në Botërorin e Atletikës, të zhvilluar në Oregon të Shteteve të Bashkuara.



