Horoskopi ditor, e martë 8 shkurt 2022

Horoskopi ditor, e martë 8 shkurt 2022

Dashi

Marsi është planeti që do të ndikojë humorin tuaj. Mund të përballeni me disa tensione sidomos lidhur me sferën familjare dhe sentimentale. Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të yjeve, ku do të rigjeni qetësinë dhe do të keni reflektim të thellë.

Demi

Jeta në çift do të konsolidohet edhe më tepër sot. Ndikimi i planetëve, sidomos i Uranit, do t’u japë më shumë hapësirë dëshirave tuaja. Po ashtu parashikohen mundësi të reja interesante, si për sa i takon sektorit profesional ashtu dhe atij sentimental.

Binjakët

Priten plot momente pasionante si kurrë ndonjëherë më parë. Po hyni në një periudhë shumë herë më të mirë krahasuar me muajin janar. Parashikohen zgjidhje të rëndësishme dhe zhdukje e çdo dyshimi sa i takon jetës sentimentale.

Gaforrja

Do të jeni të përfshirë në një gjendje konfuze sa i takon sektorit sentimental, ku do të ndjeni nevojën për konfirmime. Bëni mirë që të qartësoheni me veten dhe të kuptoni objektivat që keni për të ardhmen.

Luani

Do të kaloni sot një ditë tepër intensive. Do të jeni nën ndikimin e Diellit dhe Hënës, ku parashikohet një ditë mjaft pozitive. Megjithatë do t’ju duhet të mbroheni nga disa sulme dhe kritika, të cilat kanë të bëjnë me jetën familjare dhe profesionale.

Virgjëresha

Nëse kohët e fundit lidhja juaj në çift ka pasur probleme serioze, sot mund të merren vendime të forta. Ndryshe, parashikohet një ditë e mbushur me suksese sa i takon sferës profesionale. Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të yjeve, në sferën sentimentale dhe familjare.

Peshorja

Mos u tregoni impulsivë sot sepse mund të bëni disa gabime të pafalshme dhe nuk do ktheheni dot mbrapa. Do të vijoni të dominoheni nga momente kritike sa i takon sferës profesionale. Gjatë kësaj dite do të ndjeni nevojën për të gjetur një zgjidhje dhe ekuilibra të rinj.

Akrepi

Duhet të mundoheni që t’u jepni fund të gjitha situatave negative gjatë kësaj dite, të cilat do të jenë shtrirë si në sferën sentimentale ashut dhe në atë profesionale. Bëni mirë që të përshtateni me ndryshime të reja dhe të mbani qëndrim.

Shigjetari

Sot do të jetë një ditë e qetë për ju. Do të lini pas krahëve disa ditë stresuese, duke shënuar rikuperim të ndjeshëm në sferën profesionale dhe sentimentale gjatë kësaj dite. Megjithatë humori nuk do të jetë në kulmin e tij.

Bricjapi

Mos lejoni t’ju prishin harmoninë. Parashikohet një ditë mjaft pozitive, sidomos në sferën profesionale. Do të arrini kulmin e shpresuar prej shumë kohësh dhe kjo do t’ju bëjë që të ndiheni mirë.

Ujori

Planetët janë dominues sot dhe do t’ju ndihmojnë të ruani ekuilibrin. Mundohuni që të parashikoni më mirë jetën tuaj gjatë kësaj periudhe. Vërini vetes objektiva të qarta, lidhur me jetën profesionale dhe sentimentale.

Peshqit

Shmanguni nga debatet e mëdha sot. Do të përfshiheni nga një periudhë dukshëm më e mirë, e cila ka të bëjë me sferën profesionale. Sa i takon fushës së ndjenjave, mundohuni që të kaloni një situatë melankolike dhe trishtimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy