
Policia kufitare në bashkëpunim me Guardia Di Financa ka shpëtuar 2 peshkatarë, pasi iu fundos skafi plastik i peshkimit në mes të detit.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, në koordinim me Guardia di Finanza, ndërhynë menjëherë, duke mbërritur në zonën detare përballë petroliferës, ku ekuipazhi i një skafi plastik peshkimi kërkonte ndihmë, pasi mjeti i tyre lundrues u fundos si pasojë e një defekti gjatë lundrimit.
Falë ndërhyrjes në kohë, dy personat në bord u shpëtuan dhe u transportuan në mjetin lundrues të Guardia di Finanza, të cilët i shoqëruan në portin e Vlorës, ku më pas u transportuan në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Të dy shtetasit falënderuan Policinë Kufitare dhe Guardia di Finanza për profesionalizmin dhe reagimin e shpejtë në këtë situatë të vështirë.
Policia Kufitare vijon të jetë e angazhuar për sigurinë e qytetarëve dhe turistëve, dhe fton qytetarët që të raportojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin 112.



