Dita e tretë e grevës së urisë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve të “Bankers”/ Gjini: Po kërcënohen (VIDEO)

Dita e tretë e grevës së urisë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve të “Bankers”/ Gjini: Po kërcënohen (VIDEO)

Ka hyrë në ditën e tretë greva e urisë së anëtarë të Këshillit Drejtues Sindikal, punonjës të kompanisë së naftës “Bankers Petroleum”, ndërsa vijon edhe bojkoti i punonjës, për shkak të pakënaqësisë ndaj pagave. 

 

Gazetarja Evi Gjini në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv se pas 72 orësh në grevë, kanë filluar edhe shqetësimet e para shëndetësore tek grevistët, ndërkohë të vetmit që I kanë kontaktuar kanë qenë përfaqësues të Inspektoratit të Punës dhe Policia, ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga Bankers.

 

Ata janë të vendosur për ta vazhduar protestën. Kësaj proteste i janë bashkëngjitur dhe 250 punonjës të tjerë që kanë ndërprerë punës prej ditës së djeshme. 

Kërkesat e tyre janë të panegociueshme, rritja e rrogës, marrja e statusit dhe përmirësimi i kushteve të punës. Askush nga kompania nuk ka shkuar të negociojë. 

Sipas burimeve, punonjës të administratës po i kërcojnë personat në grevë dhe ata që kanë lënë punën se do të pushohen nga puna. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy