Ukrainasit do të rindërtojnë gjithçka që u shkatërrua, por Rusia do të mbetet një shoqëri e paralizuar për breza.
Kështu ka shkruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në rrjetin Telegram, duke i bashkangjitur tekstit disa imazhe të ndërtesave të shkatërruara nga bombardimet ruse.
Ne do të rindërtojmë gjithçka që u shkatërrua nga pushtuesit. Të gjitha, më shumë se 2000 kopshte, shkolla dhe universitete. Dhe, më e rëndësishmja, ne do të ruajmë humanitetin dhe qytetarinë tonë.
Ndërkohë, shoqëria ruse, me kaq shumë xhelatë dhe vrasës, do të mbetet e paralizuar për breza me fajin e saj.



