Një modele nga Irani u arrestua nga autoritetet policore pasi postoi dhe shpërndau fotografi në të cilat shfaqej pa vellon islamike që i mbulonte kokën.
Shefi i policisë në porovincën perëndimore të Kermanshah ka deklaruar se përgjegjës përkëtë akt janë bërë edhe grupi i xhirimit që kanë ndihmuar në kryerjen dhe postimin e këtyre fotografive, të cilët janë arrestuar për “veprime imorale dhe kundër ligjit”.
Sipas autoriteteve, javën e kaluar janë arrestuar gjithashtu edhe katër persona të tjerë me të njëtën akuzë, “veprime imorale në kundërshtim me sheriatin”.



