Regjisori Kastriot Çipi tha që Perëndimi po përdor dy standarde në raport me luftën në Ukrainë dhe atë në Gaza.
Duke folur në emisionin “Scrolling” Çipi tha që në Gaza ka ndodhur kasaphana e shekullit.
Jo vetëm amerikanët, por edhe BE në përgjithësi, Perëndimi kolektiv që e drejton Amerika, sidomos vitet e fundit po bëhet e qartë që qeveritë europiane s’kanë sovranitet. Është e qartë që ka standard të dyfishtë, pasi në rastin e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, ka një qëndrim në bllok për ta mohuar realitetin, për ta këputur historinë nga fundi i shkurtit të kaluar, për të fshirë 8 vjet histori të Donbasit. Ka një përpjekje që ka nisur që me Covidi-n për ta unifikuar mesazhin. Kush e kishte menduar para luftës në Ukrainë që do bllokoheshin kanalet ruse?! Ne thoshim që e bën Enver Hoxha. Ja që i bëka Perëndimi. Po tentohet që t’i mbyllet goja Al Jazeeras. Ka kërkuar Blinken të ulë tonet Al Jazeera. Atje po ndodh kasaphana e shekullit. Izraeli ka gënjyer rëndëshëm, së pari për numrin e viktimave. Ku janë 40 bebe me koka të prera?! Palestinezët në Gaza kanë zero të drejta njerëzore, prandaj them kamp përqendrimi”.
"Në Kosovë Perëndimi ndërhyri, pse nuk ndërhyn ne Gaza?! Gaza është 10-fish më e rëndë se sa Kosova. Atje ndërhyri Amerika. Kjo është pafytyrësia e Perëndimit. 8 vjet masakra në Donbas a nuk ishin të mjaftueshme që të ndërhynte Perëndimi, pse nuk ndërhyri?! Në Kosovë NATO ndërhyri, dhe shumë mirë që ndërhyri, e ndaloi efektivisht gjenocidin".



