Shkolla 9-vjeçare në Gramsh në zi, lule në bankën e 16-vjeçarit të vrarë me thikë (VIDEO)

Shkolla 9-vjeçare në Gramsh në zi, lule në bankën e 16-vjeçarit të vrarë me thikë (VIDEO)

Shkolla 9-vjeçare “Asllan Shahini” ditën e sotme është në ditë zie për 16-vjeçarin Fatjon Bici i cili ditën e djeshme humbi jetën tragjikisht nga një sherr me thika në lulishten e qytetit të Gramshit.

Shokët e tij të klasës nuk mund të mbanin lotët teksa kanë shkuar në shkollë mëngjesin e sotëm dhe në bankën e tij kanë vendosur lule.

Të rinjtë dyshohet se e kanë nisur konfliktin disa kohë më parë në rrjetet sociale dhe degradimi i situatës ka ardhur duke dashur të tregojnë se kush prej tyre ishte më i fortë.

Policia e Elbasanit njoftoi mëngjesin e sotëm arrestimin e katër adoleshentëve të akuzuar për vrasjen e Fatjon Bicit 16 vjeç dhe plagosjen e kushëririt të tij Marko Liçi 15 vjeç pranë shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini” në Gramsh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, Pasurisë të miturve dhe Dhunës në Familje të DVP Elbasan, në vijim të hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç.

Më datë 16.05.2023, rreth orës 13:30, këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në lagjen “Sporti 2”, Gramsh, në rrugë, kanë plagosur me mjete prerëse (thika), shtetasit e mitur Fatjon Bici, 16 vjeç dhe Marko Liçi, 15 vjeç.

Nga dëmtimet e marra, shtetasi Fatjon Bici ka humbur jetën, ndërsa shtetasi Mark Liçi vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre mjete prerës (thika), 2 përforcues grushti dhe 5 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy