Mediu: Nuk mjafton 2% e buxhetit për Forcat e Armatosura, s'duhet t'i shohim vetëm për misione në NATO

Mediu: Nuk mjafton 2% e buxhetit për Forcat e Armatosura, s'duhet t'i shohim vetëm për misione në NATO

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ndan mendimin se pavarësisht se nuk jemi në luftë të dukshme, ne duhet të përgatisim një strukturë për përgjigjen për çdo lloj agresion të mundshëm që cenon sigurinë e një vendi të NATO-s në rajonin e Ballkanit.

Duhet të ndërtojmë një strukturë të përgjegjshme ne Ballkan nga pikëpamja e mbrojtjes për të reaguar dhe për ti bërë ballë një bashkëpunimi të dukshëm mes Serbisë, Rusisë dhe Kinës.

I vetmi vend që i përgjigjet sot për sot me investime në mbrojtje është Kroacia, shumë më tepër se ne. Duhet të jeni proaktiv për të shmangur konfliktet në Ballkan për fat të keq ne jemi vetëm reaktiv.

Mjafton të analizosh në një spektër më të gjerë rajonal dhe global situatën e sigurisë që të shohësh se mund të ketë momente shumë të vështira që kërkojnë angazhim maksimal dhe kanë nevojë për përgjigje.

Duke folur për MCN Live, Mediu deklaroi se Forcat e Armatosura kanë nevojë për mbështetjen politike dhe financiare.

Sipas tij, Forcat e Armatosura kanë nevojë më shumë se 2% të buxhetit të Produktit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen.

Ndërtimi i niveleve operacionale dhe prokurimet që bëhen në Ministrinë e Mbrojtjes, duhet të ketë qëllim ndërtimin e niveleve operacionale dhe qëndrueshmërie me vendet rajonale.

Nuk mund të ketë kuptim se si vende të NATO-s, duhet të ecim në pozicione të kithëta si në fushën e ajrit, detit dhe forcave tokësore.

Në bashkëpunim me SHBA dhe me industrinë ushtarake, duhet të kemi prezencë më të madhe për mjetet ushtarake që duhen në mënyrë që të jenë funksionale.

Jepen paratë e buxhetit por ato nuk funksionojnë, nuk është puna se bleve dy dron, një satelitë apo tre helikopterë.

Nuk është vetëm blerje, por ka të bëjë me një cikël të tërë jetësor të financimit, mirëmbajtjes, funksionimit të mjeteve dhe pajisjeve.

Ajo që e dëmton shumë rëndë funksionalitetin e Forcave të Armatosura është shumëllojshmëria e mjeteve apo llojit të armatimit.

Ka ardhur nevoja të fillohet politika e njehsimit dhe gradualisht të arrihet në nivelin e duhur, për të ecur më shpejt në përgjigje përballë një agresoni të mundshëm

Është domosdoshmëri ndërtimi i një strukture të përbashkët ushtarake me vendet e tjera anëtare të NATO-s. Duhet aleanca politike dhe ushtarake me vendet e rajonit.

Vlerësoj çdo gjë që bëhet në Forcat e Armatosura dhe çdo koleg. Ka nevojë për mbështetje për tu dëgjuar dhe respektuar njerëzit me uniformë, për tu dhënë autoritet dhe jepet dinjitet jo vetëm kur janë Forcat e Armatosura, por edhe kur ikin.

Forcat e Armatosura duhet parë operacionale dhe në vendin tonë jo vetëm për misione të NATO-s. Kjo kërkon mbështetje financiare dhe analizë logjike.

Janë kapacitetet, nëse do jepet kjo mbështetje nga qeveria do ishte shumë herë më mirë. Nëse do e zhvillojmë në kuadër rajonal ne do shpenzojmë më pak dhe do jemi më operativë.

Ne themi artikulli 5-të i NATO-s që duhet të kesh marrëdhënie të mira me fqinjët. Mundësia për të pasur ndërveprim operacional është kur ti ecën dhe ndërvepron në mënyrë të përbashkët.

Nëse flasim për ngritje në një cilësi tjetër të Forcave Ajrore duhet logjikë dhe funksionim të përbashkët. Hapësira jonë ajrore në pjesën më të madhe kontrollohet nga vendet e tjera anëtare dhe NATO-s.

Duhet të jemi komplementar me njeri tjetrin. Nga pikëpamja politike është shumë e rëndësishme që ne të mos e shikojmë veten të shkëputur dhe të ndërvarur nga NATO.

Duhet draft politik dhe ushtarak përballë një Serbie që armatoset fuqizohet dhe ka mbështetjen e qartë të Rusisë dhe Kinës në atë që bën. Kam sugjeruar ndërtimin e një agjencie.

Ka ardhur koha dhe këtë do ia sugjeroja zotit Peleshi, ne kemi pasur në Ministrinë e Mbrojtjes ekipe amerikane që na kanë asistuar kanë qenë shumë të rëndësishme.

Mbas futjes në NATO nuk janë më, por mendoj se kanë qenë shumë të rëndësishme. Ndaj mendoj se ka ardhur koha për një këshillim të lartë ushtarak që ndodh në shumë vende.

Ne kemi nevojë për të arritur dhe në një influencim të marrëdhënieve me SHBA dhe vendeve rajonale në këndvështrim nismë e Ministrisë së Mbrojtjes për të koordinuar me ministrat e tjerë të Ballkanit do ishte një nismë pozitive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy