Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, thotë se me ose pa LSI-në, PS do t’u paraqesë zgjedhësve ofertën e saj politike më 18 qershor. Gjatë një takimi në Libofshë të Fierit, ku u shpërndanë leje legalizimi, Ruçi tha se socialistët e kanë shprehur dëshirën për koalicion me LSI-në, pavarësisht se kjo e fundit ende nuk ka nëj përgjigje.
“Ne e kemi shprehur që duam të jemi në koalicion me aleatin tonë LSI. Por LSI ende nuk ka vendosur. Ne jemi të vendosur që me apo pa LSI të paraqesim ofertën tonë politike në 18 qershor”, tha ai.
Ndërsa në lidhje me opozitën, Ruçi tha se duhet të ndjekë këshillat e ndërkombëtarëve dhe të kthehet në Parlament.
“Opozita e ka marrë përgjigjen nga Amerika dhe Gjermani që të futet në parlament dhe mos bojkotojë”, tha ai.



