Policia gjermane ka arrestuar njeriun e gabuar gjatë operacionit për kapjen e shoferit të kamionit që shkaktoi vdekjen e 12 personave pasi u fut në mes të turmës në Berlin. Dyshimet janë hedhur nga mediat gjermane.
Burimet i kanë thënë gjermanes “Die Welt” se pakistanezi që u ndalua pranë vendit të ngjarjes dyshohet se nuk ka lidhje me masakrën dhe autori i vërtetë është ende i lirë.
“Kemi kapur njeriun e gabuar”, citon gazeta një zyrtar të policisë së Berlinit.
“Kjo është situata. Autori i vërtetë është ende i lirë dhe mund të përbëjë tjetër rrezik”, citohet zyrtari i lartë i sigurisë gjermane.



