Dako shpjegon punësimin e Lulzim Berishës: Do të punojë pa rrogë

Dako shpjegon punësimin e Lulzim Berishës: Do të punojë pa rrogë

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka shpjeguar punësimin e Lulzim Berishës në institucionin që ai drejton. Falë gatishmërisë së bashkisë për ta punësuar, ish-kreu i bandës së Durrësit fitoi pak ditë më parë lirinë me kusht nga Gjykata e Apelit të Durrësit.

Dako shprehet se ish-dënuari Berisha do të kryejë punë vullnetare në një nga ndërmarrjet e Bashkisë si ajo e pastrim-gjelbërimit, dhe nuk do të paguhet për punën e tij në shërbim të komunitetit.

Dako është shprehur për mediat se angazhimi i Lul Berishës është një procedurë standarde që Bashkia e Durrësit e aplikon me çdo të burgosur në liri me kusht.

Kryebashkiaku i Durrësit shpjegon se Bashkia ka mbajtur qëndrim tepër korrekt në rastin e Lul Berishës dhe të të gjithë të burgosurve të tjerë të punësuar pranë njësisë vendore.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy