
Instruktorja e fitnesit Ajselda Murati, e ftuar në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, foli për ushtrimet të cilat janë të domosdoshme për shëndetin e njeriut sot.
Sipas saj, para ushtrimeve duhet domosdoshmërisht të konsumohet ushqim i lehtë.
Ushtrimet e mëngjesit janë të lodhshme por shumë të mira, si fillim duhet të hash diçka kur merresh me ushtrimet e mëngjesit. Është mirë të hash tërshërë, banane, avokado, xhixher lëng esull, janë pak a shumë më të mirët që të ndihmojnë.
Ushtrimet e mëngjesit janë shumë të mira sidomos ata që duan të humbin peshë, nëse duan të humbin peshë, duhet që domosdoshmërisht të ushtrojnë.
Nuk është domethënëse të bësh një dietë drastike, por duhet të hash shëndetshëm.
Në mëngjes është mirë të ushtrosh 1-1.30 orë në ditë, në fillim do e nisësh më kardio, nëse je në rënie 30, 20, 15 kardio, pastaj nis rutina ushtrime aerobie, vegla.
Duhet gjithmonë të hash shpesh e pak gjatë vakteve ushqimore, dhe jo të mos hash fare me idenë se do bie ne peshë, është e ndaluar.
Vrapi në mëngjes është poashtu shumë i mirëseardhur, më mirë se vrapi në palestër.



