“3 mijë euro secili nëse largoheni”, propozimi i Islandës për azilkërkuesit

“3 mijë euro secili nëse largoheni”, propozimi i Islandës për azilkërkuesit

Deri në 3000 euro për të rritur dhe 1500 për të mitur. Ministri i Drejtësisë i Islandës, Jon Gunnarsson, ka prezantuar në ofertë për azilkërkuesit që zgjedhin të largohen nga ishulli.

Shuma, nëse konfirmohet nga qeveria, do të jepet si një subvencion riintegrimi për largimin nga vendi i Europës Veriore deri në afatin e fundit për kthim vullnetar.

Dispozita u drejtohet aplikantëve, kërkesa e të cilëve për mbrojtje ndërkombëtare është refuzuar.

Nga pikëpamja e azilkërkuesit që rrezikon riatdhesimin, ky është një stimul i rëndësishëm. Emigrantët e rritur, sipas propozimit të ministrit islandez, mund të merrnin deri në 3000 euro. Këtyre mund t’u shtohen edhe 1 mijë euro si kontribut shtesë nëse kërkohet para afatit për riatdhesim vullnetar.

Në rastin e të miturit të pashoqëruar, shuma është 1500 euro, me shtesë 500 euro.

Ministria e Drejtësisë, transmeton transmetuesi publik Ruv, ka thënë se arsyeja e vendosjes së subvencionit për azilkërkuesit, kërkesat e të cilëve u janë refuzuar është mbi të gjitha ekonomike. Dhënia e deri në 3000 euro për emigrant për t’i bindur të riatdhesohen vullnetarisht bën të mundur kursimin e dëbimeve të kushtueshme nga vendi të shoqëruar nga policia.

Një masë e tillë e detyruar, argumenton ministria, do t’i kursente qeverisë shuma të mëdha parash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy