
Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas hershme do të dominojnë deri në mesditë në pjesën më të madhe të territorit.
Pasditja sjell sërish shtim të vranësirave fillimisht në zonat veriore dhe pjesërisht ato qendrore duke rrezikuar dhe ndonjë shi të izoluar.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 0°C deri në 17°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Rajoni i Mesdheut dhe pjesa më e madhe e Europës Lindore dhe Ishujt Britanikë dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por me vranësira dhe reshje shiu e dëbore mbeten Europa veriore, qendrore dhe pjesërisht vendet e Rajonit.



