“Ballkani i Hapur”, Berisha: Duhej të ishte arritur konsensusi i të gjitha palëve (VIDEO)

“Ballkani i Hapur”, Berisha: Duhej të ishte arritur konsensusi i të gjitha palëve (VIDEO)

Në një lidhje skype për MCN TV, Anton Berisha ish-zëvendës ministër i Jashtëm i Kosovës tha se duhej të ishte arritur konsensusi i të gjitha palëve.

Sipas tij kjo iniciativë po imponohet prej Serbisë, Shqipërisë dhe MV dhe është e mentalitetit ballkanik ku gjërat imponohen dhe nuk është marrëveshje e të të gjitha palëve.

Intervista:

Z. Berisha ju lutem një koment tuajin për takimin e fundit ne kuadër të ‘Open Balkan’ dhe hyrjen në fuqi të kësaj nisme

Berisha: ne mendojmë se procesi i Berlinit kryehet nën monitorimin e BE. Iniciativat janë të mirëseardhura, por janë iniciativa që do të duhej të ishin nën konsensus të të gjitha shteteve dhe kjo iniciativë po imponohet prej Serbisë Shqipërisë dhe MV është e mentalitetit ballkanin ku gjërat imponohen dhe nuk është marrëveshje e të të gjitha palëve.

Janë vënë në lëvizje disa marrëveshje, është folur edhe për bashkim doganor. Ka mundësi objektive në të vërtetë që tri vende në Ballkan të arrijnë një unifikim hapësire si ky që pretendohet?

Berisha: Nëse përmendni hapësirën, Shqipëria nuk ka hapësirë të përbashkët me Serbinë, duhet të kalojë përmes Kosovës. Unë e kam quajtur njëfarë naiviteti afërsinë e tepruar të Shqpërisë duke lënë jashtë Kosovën. Malin e Zi apo Bosnjën. Kryeministri i Shqipërisë nuk ka asnjë mandat për ti treguar kosovës se çfarë duhet të bëjë.

Z. Berisha të ndalemi edhe njëherë këtu. Si mund të kenë kuptim politika kufizuese për pandeminë ndërkohë që flitet për hapësirë të unifikuar lëvizjeje dhe ekonomike?

Berisha: Shqipëria nuk është në fqinjësi me Serbinë dhe ajo që thash ishte në kontekstin e vazhdimësisë iniciativat janë të mangëta dhe nuk do të ketë sukses.

Z. Berisha, Franca ka bërë të qartë se nuk është pro ndarjes së Maqedonisë së Veriut nga Bullgarisë. Si mund të gjykohet një qasje e tillë nga Parisi që ka folur më parë për zëvendësimin e zgjerimit me partneritetin strategjik?

Berisha: Franca është para dy proceseve. Atje priten zgjedhjet presidenciale dhe në këtë kuptim mund të ketë ndryshime të qëndrimeve dhe Franca ka qenë e rezervuar në Rajon. Franca ka rezerva ndaj Rajonit sdhe kjo është vazhdimësi e politikës së tyre.

Mendoni se perspektiva europiane e rajonit është mbyllur me lojëra të tilla nga Franca apo edhe Bullgaria?

Berisha: Nuk do të thoja është e mbyllur, por as nuk është hapur asnjëherë, sepse përndryshe rajoni do ishte pjesë e proceseve integruese. Europa është e ngarkuar me temat e brendshme. Nuk pres ndonjë ndryshim pavarësisht se Franca do ketë zgjedhjet. Nuk është periudhë kur të gjitha mosmarrëveshjet mund të zgjidhen gjatë kësaj presidence.

Z. Berisha një pyetje e fundit: mendoni se perëndimi do mund të ndalë ndarjen e Bosnjës dhe a ka aktorë në Perëndim që duan një rishikim të hartës ballkanike?

Berisha: Do ishte tendencize me dit përgjigjen e saktë, por qëndrimi amerikan dhe Gjerman ka qenë i qartë për kufijtë. Unë mendoj se procesi integrues do të duhet të shpejtojë dhe përmes tij do të relativizoheshim problemet rajonale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy