
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka provokuar sërish me një postim ndaj Kosovës mbrëmjen e së enjtes në faqen e tij zyrtare.
Pas postimit të tij në Instagram, i cili përmbante gjuhë urrejtjeje, reaguan shumë politikanë dhe aktivistë nga Kosova e Shqipëria.
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, deklaroi se postimi i Vuçiç me hartën e Kosovës dhe simbolet serbe në të, nxisin urrejtje dhe konflikt.



