Një fond prej 1 milion dollarësh do t’u jepet spitaleve të vendit për përballimin e një situate të mundshme të përhapjes së koronavirusit COVID-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur të rialokojë fond shtesë, i cili që do të shkojë për rritjen e stokut aktual të mjeteve të mbrojtjes personale në spitalet e vendit.
Ky fond shtesë shërben vetëm për qëllimin e sipërpërmendur të rritjes së stokut të mjeteve të mbrojtjes personale në strukturat tona spitalore.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron personelin shëndetësor dhe qytetarët se aktualisht, të gjitha strukturat spitalore, kanë në dispozicion sasinë e nevojshme të mjeteve të mbrojtjes personale, për të përballuar situatën.
Ministria e Shëndetësisë siguron se deri në këto momente, nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit COVID 19 në vendin tonë.



