
47 persona u vranë në sulmet ajrore ruse në një lagje banimi të qytetit ukrainas, Chernihiv, të enjten, raportoi "Reuters" duke cituar autoritetet rajonale.
Shërbimet e Emergjencës bëjnë me dije se është pezulluar puna e ekipeve të shpëtimit për shkak të hedhjes së granatave nga forcat ruse.
Qyteti i Chernihiv ndodhet 120 kilometra në Verilindje të Kievit, të cilin forcat ruse janë përpjekur ta pushtojnë nga Veriu.
Nënkryetarja e bashkisë së Chernihiv, Regina Gusak, i tha AFP-së se qyteti u godit nga një sulm bombardues rus.
Shërbimi i Emergjencave të Ukrainës publikoi imazhe që tregojnë shtëllunga tymi që dilnin nga apartamentet e dëmtuara rëndë, mbetje të shpërndara në tokë dhe ekipet e shpëtimit që mbanin trupa mbi barela.



