Regjisori Kastriot Çipi deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se Amerika është fajtore në raport me Ukrainën, që është në një konflikt me Rusinë.
Çipi solli në vëmendje se në 2014-ën është bërë sipas tij një grusht shteti me rrëzimin e Presidentit ukrainas, ndërkohë që nuk u respektua marrëveshja e Minskut.
Ai kujtoi se Viktoria Nuland ndërhynte në punët e brendshme dhe i drejtohej Bashkimit Europian me fjalët ‘Fuck the EU’.
Ky (Zelensky) është qesharak në sensin që kërkon më shumë nga sa Ukraina kishte para një viti. Krimea ishte çështje e mbyllur për gjithë botën. Fjalën pushtim s’e përdor dot, sepse s’ka pasur operacion ushtarak për largimin e ukrainasve atje. Çështja fillon me grushtin e shtetit që u bë në Ukrainë në 2014-ën. Ata që jetonin në Ukrainë donin referendum për shkëputje pas asaj që ndodhi në 2014-ën. Tregon që s’fillon me hyrjen e Putinin në Ukrainë në 2022, fillon në 2014-ën. Marrëveshja e Minskut thotë ndalje e veprimeve armiqësore të dy palëve. Ukraina zotohet të ndryshojë Kushtetutën dhe t’u japë autonomi Republikave të Donbasit, nuk është zbatuar. Merkel dhe Poroshenko thonë që thjesht donte të fitonte kohë Ukraina. Unë Ukrainën e shoh si viktimë, fajin e shoh te ndërhyrja amerikane atje. Viktoria Nuland vendoste për kryebashkiakun dhe kryetarin e bashkisë atje, dhe thoshte thoshe ‘Fuck the EU’. E pranon që ka ndërhyrje të CIA-s dhe ka grusht shteti. Problemi ishte ukrainas, rus u bë më vonë!”



