
Mesazheria WhatsApp njoftoi sot limitimin e transfertave të mesazheve në Indi, një masë e destinuar për të frenuar përhapjen e “fake news” që kanë shkaktuar një vale dhune të përgjakshme në këtë vend të Azisë Jugurore.
“Zërat në internet rreth pranisë së pretenduar të rrëmbyesve të fëmijëve i kanë kushtuar jetën 20 personave si pasojë e vrasjeve në mbarë Indinë këto dy muajt e fundit”, sipas medias lokale.
Situata është kaq e rëndë sa qeveria indiane ka kërcënuar këtë javë me ndjekjen penale të platformave në pronësi të Facebook duke theksuar se si kanal komunikimi për informacionet e rreme, nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësive.
Me më shumë se 200 milionë përdorues, India është tregu i parë i WhatsApp. Indianët marrin çdo ditë një numër rekord mesazhesh dhe imazhesh se çdo vend tjetër në botë.
Grupet në WhatsApp mund të kenë një maksimum prej 256 personash. Shumë nga mesazhet që besohet se kanë shkaktuar dhunë u përcollën në grupe të shumta që kishin më shumë se 100 anëtarë secila.
Në një blog të botuar në faqen e saj të internetit, kompania njoftoi se ishte "nisja e një testi për të kufizuar lidhjet që do të zbatohen për të gjithë duke përdorur WhatsApp" .
Megjithatë për përdoruesit indian, opsioni i përcjelljes do të kufizohet edhe më tej. Një zëdhënës i WhatsApp për Indinë tha për BBC se kjo do të thotë që një person i vetëm do të mund të dërgonte një mesazh vetëm pesë herë.
Megjithatë, kjo nuk i ndalon anëtarët e tjerë të një grupi që ta përcjellin mesazhin në pesë biseda të tjera të tyre.
WhatsApp shtoi se ata shpresonin se kjo masë do të frenonte frekuencën e mesazheve që do të përcilleshin.
Kompania gjithashtu tha se do të ishte heqja e "butonit të shpejtë përpara" pranë porosive që përmbajnë foto ose video.



