
540 persona u arrestuan gjatë së hënës në Francë dhe 406 policë u plagosën gjatë demonstratave të 1 Majit.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm Gerald Darmanin.
Darmanin saktësoi për mediat vendase se 406 policë dhe xhandarë u plagosën në të gjithë vendin, ndërsa vetëm në Paris 259 policë dhe xhandarë u plagosën në protestat e qytetarëve.
“Ne kemi nevojë për sanksionet më të ashpra penale kundër atyre që sulmojnë forcat e rendit”, shtoi ministri, duke kërkuar një ligj për raste të ngjashme.



