Biznesmeni Gjergj Luca, gjatë një interviste në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar veprimet e fundit të bëra nga Ilir Meta në publik.
Ai tha se Meta ka humbur ekuilibrin e tij më të madh, që sipas tij është Monika dhe kjo eshte dhe arsyeja e këtyre problemeve.

E kuptoni se çfarë fatkeqësie është, se kush e ka drejtuar këtë vend për 34 vjet? E kuptoni se kë ka marrë seriozisht ky vend? Ilir Meta ka humbur ekuilibrin më të madh të vetin, Monikën. Monika është një grua shumë herë me e ekuilibruar se ai dhe Iliri ka për ta patur problem këtë humbje. E ka humbur sepse e ka humbur politikisht.
Ndërsa për Berishën ai tha se Saliu është kokrra e burrit, burrë më të fortë se Sali Berisha nuk ka.
Ja ku e ke Sali Berishën dhe ja ku e ke gjithë rinia duke u varur te Sali Berisha për të hipur te dritarja dhe janë të gjithë të mbaruar, sepse vuajnë nga patologjia e dashnisë për doktorin. Doktori është burri më i fortë te ajo pjesë që i beson. Është burrë i fortë, a e mori partinë prapë?



