
Albana Fico ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Qendrës Universitare Spitalore “Nënë Tereza”.
Arsyet e dorëheqjen ende nuk janë bërë me dije.
Gazetari Besmir Pula, thotë se ndër shkaqet e dorëheqjes besohet të jetë edhe rënia e zjarrit më 11 shkurt në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, e cila vazhdon të punoj në mënyrë të përgjysmuar.
Është konfirmuar dorëheqja e drejtoreshës së QSUT-së, Albana Fiço, me burime nga Ministria e Shëndetësisë. Por nuk dim të themi a është dorëheqje apo shkarkim, por besohet se mund te jetë larguar edhe si pasojë e zjarrit i cili ra në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, disa muaj pas inaugurimit. Pra, dyshohet se ky mund të jetë një ndër shkaqet e dorëheqjes, tre vite pas ushtrimit të postit të saj. Arsyet e dorëheqjen ende nuk janë bërë me dije.
Kanë kaluar 6 javë nga rënia e zjarrit dhe ende nuk i është rikthyer normalitetit kjo urgjencë e cila funksionon me kapacitete të reduktuara, duke pranuar vetëm urgjenca neurologjike dhe urgjenca që merren me pjesën abdominale, kurse urgjencat tjera janë transferuar në Spitalin e Traumës dhe ‘Shefqet Ndroqi’.
Fico u emërua në këtë post në dhjetor të vitit 2021.
Përpara se të merrte drejtimin e QSUT-së, ajo drejtoi për më shumë se 4 vite drejtoi Institutin e Shëndetësisë Publik, përfshirë dy vitet e vështira të pandemisë.



