
Katër banesa janë djegur në lagjen ‘Skënderbeg’ në Shkodër. Flakët nisën nga një banesë 2-katëshe dhe më pas zjarri u përhap duke djegur edhe 3 shtëpi ngjitur, njëra e pabanuar.

Pronarja e një prej shtëpive të djegura tha për MCN Live se kanë mbetur në qiell të hapur teksa hodhi akuza dhe dyshime se zjarri mund të jetë shkaktuar nga puna e një prej fqinjëve të tyre
Kemi mbetur pa shtëpi. Më është djegur çdo gjë, jam në qiell të hapur. Punoj tek një plakë, më morën në telefon më thanë po të digjet shtëpia. Kur erdha ishte bërë shkumb çdo gjë. Kemi një fqinj, një skizofren që merret gjithë natën duke salduar dhe duke vjedhur korrent. Mund t’i ketë shpërthyer një bombol. Zjarrfikësja erdhi shpejt.



