
Është arrestuar 39-vjeçari, Fation Janina, i cili dje në mbrëmje dyshohet se vrau me thikë dhe çekiç fqinjin e tij 82 vjeç, Paulin Gina.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e një pallati në lagjen 16 të qytetit të Durrësit.
Pas krimit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.
Materialet u referuan në Prokurori, për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".
NJOFTIMI
Policia e Durrësit, pas kontrolleve të shumta dhe ndërmjetësimit me vëllait e autorit të dyshuar të vrasjes së 82-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen nr. 16, vë në pranga për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta", 39-vjeçarin F. J. Ky shtetas, dyshohet se më datë 30.12.2024, ka vrarë me thikë dhe me çekiç, për motive të dobëta, 82-vjeçarin P. G., në banesën e tij, në lagjen nr.16. Pas kryerjes së krimit, autori ka mbyllur me çelës derën e banesës së viktimës dhe ka fshehur mjetet e krimit, të cilat u gjetën në banesën e autorit dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



