Kikia: Dua të shikoj një përballje reale për Brazilin, tek Argjentina të gjithë i kanë sytë te Messi

Kikia: Dua të shikoj një përballje reale për Brazilin, tek Argjentina të gjithë i kanë sytë te Messi

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, foli për fitoren e Brazilit ndaj Koresë së Jugut.

Kikia tha se nuk mund ta quajë Brazil të tmerrshëm, teksa shtoi se dëshiron të shikojë një përballje reale për skuadrën e Tite.

Brazilin e sotëm, do rezervohesha ta quaja atë Brazilin e tmerrshëm. Në 30 minutat e para, Koreja e Jugut, ishte e dërrmuar, kishin sytë nga arbitri. Po luteshin, sepse ishte një vuajtje që nuk mbaronte. Në pjesën e dytë pamë një Kore të mobilizuar dhe Brazil të tërhequr.

Duhet kuptuar nëse Brazili vendosi të ruante energjitë për ndeshjen e radhës.

Do doja që të shikonim, për hir të lojës, një përballje reale për Brazilin. Realisht janë në formë të mirë. Te Brazili kemi një Neymar që po shkon drejt tërheqjes.

Te Brazili ishin pothuajse të gjithë Neymar, një lojë fantastike në grup. Ndryshe nga Argjentina, që të gjithë i kanë sytë te Messi. Brazili ishte një ansambël perfekt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy