Çipi: Proamerikanizmi i shqiptarëve në rënie. Rama, një skllav i axhendës globale!

Çipi: Proamerikanizmi i shqiptarëve në rënie. Rama, një skllav i axhendës globale!

Regjisori Kastriot Çipi deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se proamerikanizmi i shqiptarëve është në rënie të vazhdueshme.

Çipi tha se të huajve nuk u prish punë korrupsioni i politikanëve shqiptarë, duke shtuar se e sheh kryeministrin Edi Rama si skllav të axhendës globale.

Proamerikanizmi i shqiptarëve është në rënie të vazhdueshme. Ka rënë nën 50 për qind. Po bie edhe në Kosovë. Të është bërë ambasadorja Yuri Kim...Nuk ka personazh televiziv më të pranishëm se Yuri Kim. Duhet të na mësojë si do përdorim sodën e bukës për frutat dhe perimet! Nesër Putin nga ble 94 deputetë dhe ata votojnë që të bëhemi pjesë e Federatës Ruse dhe t’i s’ke asnjë mjet për ta ndaluar! Në vitet 90’ shqiptarët mendonin se s’ka Zot, por ishte Amerika dhe BE-ja është parajsa. Ne nuk bëjmë dot votime, por SHBA-ja t’i ka njohur edhe BE-ja. Pse nuk e bëri Yuri Kim këtë deklaratë? Të thotë që zgjedhjet e 2021-shit nuk janë të ndershme. A e kemi sot ambasadoren amerikane dhe të BE-së të gjithëpranishme dhe japin leksion për gjithçka. Japin mend për gjithçka. Kur dolën këta që të bënin një deklaratë për piramidat?! Zgjidhet me votë, kthe demokracinë direkte! Po të mos kishte ndikim Amerika në PD kush e përjashtonte Berishën nga grupi parlamentar?! Të huajve nuk u prish punë korrupsioni i politikanëve shqiptarë. Ata duan të jesh brenda axhendës globale. Rama sot e gjykoj më butë se dikur, sepse është një skllav i axhendës globale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy