“Fordi” përfundoi në oborrin e banesës, trupi i pajetë i shoferit 21-vjeçar gjendet pas 9 orësh kërkime (VIDEO)

“Fordi” përfundoi në oborrin e banesës, trupi i pajetë i shoferit 21-vjeçar gjendet pas 9 orësh kërkime (VIDEO)

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i frikshëm i ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë ku automjeti tip ‘Ford’ përfundoi në oborrin e një banese.

Gazetarja Evi Gjini në një lidhje telefonike me MCN Live shprehet se shkak i aksidentit ku gjeti vdekjen 21 vjeçari Fabjol Ibraliu mendohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.  

Ajo shpjegon se vetëm pas 9 orësh kërkimesh është bërë i mundur gjendja e trupi të të riut, shumë pranë mjetit të aksidentuar.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Në fakt nuk është hera e parë që një mjet përfundon në oborrin e një banese kjo dhe për shkak dhe të pozicionit aksit.

Kështu ka ndodhur dhe mbrëmjen e djeshme ku 21 vjeçari pasi ka dërguar babain e tij në punë është kthyer për të shkuar dhe ai në punën e vetë. Mendohet se ai ka qenë me 160 km në orë.

Pra shkak mendohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Automjeti ka dëmtuar dhe shkatërruar 100 metra barrierat metalike të rrugës të cilat kanë përfunduar të ndara në copa në të paktën 3 oborre banesash në këtë aks.

Automjeti është bërë copash, por ajo që e bën dhe më të rëndë këtë aksident ishte koha e gjatë për të gjetur trupin e pajetë të viktimës. Aksidenti ka qenë shumë i rëndë, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga familjarët e banesës ku ka përfunduar makina.

Për tërë natën është kërkuar për drejtuesin e makinës, por vetëm pas 9 orësh ka qenë djali i familjes 12 vjeç që ka gjetur trupin e pajetë të 21 vjeçarit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy