Ndërron jetë nga koronavirus ish-kampioni europian i boksit

Ndërron jetë nga koronavirus ish-kampioni europian i boksit

Angelo Rottoli, ish-kampion europian i boksit, vdiq në moshën 61-vjeçare nga infeksioni me koronavirus, bëjnë të ditur mediat në Itali.

Ai vdiq në një spital në Bergamo, në veri të vendit, në provincën e Lombardisë.

Rottoli është viktima e tretë e COVID-19 në familjen e tij.

Nëna dhe vëllai i Rottoli-t vdiqën dy javë më parë në pandeminë e koronavirusit.

Rottoli ishte kampioni i Italisë dhe i Evropës.

Ai fitoi rripin WBC në vitin 1987.

Gjatë karrierës së tij profesionale ka zhvilluar 35 ndeshje, ndërsa ka fituar 30 herë.

Dy herë ndeshjet e tij kanë përfunduar pa fitues, ndërsa ka përjetuar gjithsej tri disfata./Corrieredellosport.it/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy