
Në seancën e sotme parlamentare, përmes votimeve janë bërë disa ndryshime në përbërjet e Komisioneve si dhe në postin e nënkryetarit të Kuvendit.
Për këtë post, është votuar deputeti i PD, Myslym Murrizi, duke u zgjedhur nënkryetar kuvendi, me 92 vota pro dhe gjashtë abstenime.
Poashtu deputetët e rinj janë emëruar anëtarë në disa Komisione Parlamentare.
-Rudina Hajdari kryetare e Komisionit për Integrimin Evropian
-Enver Roxhi kryetar i Komisionit të Shëndetësisë
-Halil Jakini nënkryetar i Komisionit të Veprimtarisë
-Fationa Dhimitri kryetare e Komisionit të Medias
-Alban Zeneli kryetari i Komisioni i Sigurisë
-Korab Lita nënkryetar i Komisionit të Ligjeve
-Ralf Gjoni nënkryetar në Komisionin e Jashtëm



