"Kriza klimatike është një emergjencë humanitare". Ky është slogani i fushatës ndërgjegjësuese të UNHCR- së për të dhënë alarmin mbi ndikimin jo vetëm në të gjithë planetin, por mbi popullsinë më të varfër.
Në fakt, njerëzit vulnerabël, përfshirë refugjatët dhe personat e zhvendosur, të cilët jetojnë në zona konflikti po paguajnë çmimin më të lartë. Nga njëra anë, për shkak të fenomeneve ekstreme të motit si përmbytjet, stuhitë dhe thatësirat janë regjistruar mesatarisht 21.5 milionë refugjatë të rinj në vit gjatë 10 viteve të fundit, dhe 23.7 milionë vetëm në vitin 2021.
Një nga efektet më katastrofike të krizës klimatike është rritja e pasigurisë ushqimore.
Ushqimi bëhet gjithnjë e më i paarritshëm për shkak të mungesës së ujit dhe tokës prodhuese dhe ndikimit pasues në të korrat dhe prodhimin e ushqimit.
Çmimet e ushqimeve priren të rriten, duke e bërë qasjen në ushqim jashtëzakonisht të vështirë për shumë komunitete të varfra ose të zhvendosura. N
Për të dhënë vetëm disa shembuj, Briri i Afrikës, rajoni afrikan që përfshin Somalinë, Etiopinë, Keninë, po përjeton thatësirën më të keqe në katër dekada tani. Janë 23 milionë njerëz në Etiopi, Kenia dhe Somali në kushte të pasigurisë së rëndë ushqimore. Në Afganistan , një vend tjetër i goditur nga një thatësirë e madhe, pothuajse 19 milionë njerëz jetojnë në një gjendje të pasigurisë ushqimore.



